Një orë vonesë, ende nuk nis seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka nisur seancën plenare, edhe pse kanë kaluar një orë nga koha e paraparë për fillimin e saj.

Seanca ishte paraparë të niste në orën 11:00, por deri më tani vetëm disa prej deputetëve kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, janë parë duke biseduar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, brenda sallës së Kuvendit.

Në rend dite janë pesë pika, përfshirë betimin e deputetëve, miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe formimin e komisioneve parlamentare.

Ende nuk dihet arsyeja e vonesës dhe se kur pritet të nisë seanca.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika