“Një ‘Panda’ të dytë apo aneksim të veriut”, Kastrati paralajmëron rrezikun nga “Brigada e Veriut”

Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK-së, ka paralajmëruar për rrezikun nga grupet kriminale serbe dhe organizata terroriste “Brigada e Veriut”, e cila përbëhet nga 1600 deri në 1800 pjesëtarë të stërvitur dhe të armatosur

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka bërë një paralajmërim për rrezikun që i kanoset Kosovës nga grupet kriminale serbe, veçanërisht nga organizata terroriste e njohur si “Brigada e Veriut”.

Në një intervistë për emisionin “FIVE” në Dukagjin, Kastrati ka theksuar se kjo organizatë përbëhet nga 1600 deri në 1800 pjesëtarë të stërvitur dhe të armatosur, të cilët janë në pritje të një sinjali për të sulmuar Kosovën.

“Sipas informacioneve të inteligjencës dhe të mija, në bazat përreth territorit të Kosovës, Serbia është duke stërvitur serbët lokalë që janë atje, në përgatitje e sipër. Pastaj vetë Millan Radojçiqi është duke i financuar dhe duke investuar në këto grupe kriminale, e kam than shumë herë që edhe vetë Lisa Serbe e ka pranuar që në pjesën veriore ekziston një brigadë siç e quajnë ata “Brigada e Veriut” prej 1600 deri 1800 persona, të gjithë ata janë të stërvitur, të sistemuar, të armatosur dhe presin momentin caktuar që ata të vendosen në atë brigadë. Ata serbë jetojnë në pjesën veriore, dikush punon autolarje, dikush diku tjetër, e ku ta di unë por të gjithë e akne një mision që në momentin kur e marrin sinjalin…”, ka thënë Kastrati në “FIVE” të Dukagjinit.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar për skenarët e mundshëm të kësaj organizate terroriste, e mbështetur nga shteti serb. Kastrati ka përmendur mundësinë e sulmeve terroriste për të nxitur dhe radikalizuar serbët lokalë.

“Këta terrorist mund ta bëjnë një masakër, siç akne bërë Pandan në Pejë e të tjera, për të nxitur serbët lokalë për t’i radikalizuar ata… Skenari më i mundshëm i tyre është q me gupe të vogla terroriste të hyjnë në territorin e Kosovës dhe ngadalë ta ngritin brigadën veriore. Dhe qëllimi i tyre është shtyjnë Policinë dhe KFOR- deri në Ibër dhe të vendosjen një lloj ‘kufiri’ dhe atëherë si qëllime kanë ndarjen  asaj pjesë të Kosovës.  Ata janë duke u përgatitur dhe stërvitur që të futen brenda… Putin i ka thënë Vulinit dhe Dodikut prinit kur të ua dhë sinjalin e qartë…”, ka shtuar Kastrati.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika