Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit të hënën, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Pas ekzaminimeve fillestare, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

“Viktima, mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe, me urdhër të prokurorit, trupi është liruar për familjarët,” thuhet në njoftimin e Policisë.