Një person është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, të mërkurën e tre janarit.

Policia po e heton rastin, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se nga familjarët (nga prindi i viktimës) është dërguar në spitalin e Gjakovës viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.