Në mëngjesin e së dielës, një person ka rënë në lumin e fshatit Deiq të komunës së Klinës.

Lajmin për PortaliD, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, një grup peshkatarësh në mëngjesin e së dielës, kishin parë një trup që po e zvarriste uji në lumë.

Të njëjtit sipas tij, kanë tentuar ta nxirrnin nga uji, mirëpo përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme, pasi ai është zhytur edhe më thellë.

Përveç Policisë, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës(FSK), të cilët janë vënë në kërkim të personit.

“Sot rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit, disa peshkatarë të cilët ishin duke peshkuar në fshatin Deiq të komunës së Klinës. Ata kanë vërejtur një turp që ishte duke e zvarritur lumi, të njëjtit kanë tentuar ta nxjerrin prej ujit trupin. Mirëpo pa sukses, sepse është zhytur më poshtë trupi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe njësiti kompetent i FSK-së. Ne jemi në kërkim të atij personi që ka rënë në lumë. Shkaqet nuk dihen”, ka thënë Gashi.