Një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person në Obiliq, është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq.

Tutje, policia njofton se vdekja e viktimës është konstatuar pasi kishte dalë ekipi përkatës në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika