Një person gjendet i vdekur afër një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Lipjan
Një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të përfshirë nga zjarri të enjten. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rrethanat e zjarrvënies nuk dihen. Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion gjersa rasti vazhdon të hetohet. “Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në […]
Një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të përfshirë nga zjarri të enjten.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rrethanat e zjarrvënies nuk dihen. Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion gjersa rasti vazhdon të hetohet.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor”, thuhet në raport.
Rasti ka ndodhur në Lipjan pak para mesnate.















