Një person gjendet i vdekur në hollin e një hoteli në Prishtinë, policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Vdekjen e një 30 vjeçari në hollin e një hoteli në Prishtinë, Policia e Kosovës e ka cilësuar si të dyshimtë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një 30 vjeçar është gjetur pa shenja jete në hollin e një hoteli në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, aktualisht policia  ka nisur hetimin e rastit si “vdekje e dyshimtë”.

“Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit,” shtoi ajo.

Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika