Një person gjendet i vdekur në Leposaviq, policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Një person ka ndërruar jetë të shtunën e 25 shkurtit në Soqanicë të Leposaviqit. Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”

Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë të shtunën e 25 shkurtit në Soqanicë të Leposaviqit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër te prokurorit trupin i pajetë është dërguar në IML-Prishtinë”, thuhet në raport.

Ndryshe, në raportin e policisë brenda 24 orëve thuhet se 21 persona janë arrestuar dhe 12 janë dërguar në mbajtje për vepra të ndryshme penale.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika