Një person është gjetur pa shenja jete të martën e 12 shtatorit në Rahovec.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.