Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Obiliq
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Obiliq, të mërkurën, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të publikuar të enjten. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të ndjerit, […]
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Obiliq, të mërkurën, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të publikuar të enjten.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të ndjerit, është sekuestruar një armë zjarri – një pistoletë me katër fishekë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.















