Një person gjendet pa shenja jete në Dragash, policia po e heton rastin
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 13 janarit, në Dragash. Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se rasti po vazhdon të hetohet. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i […]
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 13 janarit, në Dragash.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.















