Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e katër nëntorit, dhe i njëjti po hetohet nga policia e Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.