Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të shtunën e 20 janarit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Istog, teksa policia njofton se kanë nisur hetimet.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.