Një person është gjetur pa shenja jete të martën e 29 gushtit, në Leposaviq.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”,

Policia po vazhdon ta hetojë rastin.