Një person gjendet pa shenja jete, policia e cilëson rastin si “vdekje të dyshimtë”
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të martën e shtatë marsit, në Lipjan. Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si “vdekje të dyshuar”. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, por kishte ndërruar më pas jetë. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është […]
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të martën e shtatë marsit, në Lipjan.
Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si “vdekje të dyshuar”.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, por kishte ndërruar më pas jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti mbetet për t’u hetuar.















