Një person humb jetën nga zjarri në Turqi, vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve

Një person ka humbur jetën pasi pësoi një sulm në zemër gjatë një zjarri pyjor në provincën jugore të Antalyas në Turqi, ndërsa autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll disa zjarre që kanë shpërthyer në rajon gjatë kësaj jave.

Kryetari i distriktit Aksu, Isa Yildirim, tha se banori humbi jetën pasi u prek nga tymi i shkaktuar nga zjarri, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Autoritetet turke të pyjeve njoftuan se zjarret në distriktin Kumluca të Antalyas dhe në distriktin Bozyazi të provincës Mersin janë kryesisht nën kontroll, megjithatë përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre vazhdojnë. Ndërkohë, zjarrfikësit po luftojnë me vatra të tjera zjarri në distriktin Aksu të Antalyas dhe në distriktin Kozan të Adanas.

Për shuarjen e flakëve po përdoren mjete ajrore dhe tokësore, me helikopterë dhe avionë që hedhin ujë nga ajri, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë në terren për të frenuar përhapjen e zjarreve.

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë flakët duke përfshirë zona të pyllëzuara dhe shtëllunga të dendura tymi që ngrihen në qiell, ndërsa helikopterë, avionë dhe automjete zjarrfikëse janë angazhuar në përpjekjet për të izoluar dhe shuar vatrat.

Në operacionet e emergjencës janë përfshirë edhe banorët lokalë. Sipas transmetuesit NTV, fermerët kanë përdorur traktorë dhe cisterna uji për të transportuar ujë drejt zonave të prekura dhe për të ndihmuar ekipet në terren.

Autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve në zonat pyjore dhe të banuara.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika