Vdes një person pasi ra nga një lartësi në Fushë Kosovë
Një person ka humbur jetën në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrethana ende të panjohura.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 24 qershor rreth orës 15:32. Viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.