Një person në Ferizaj vetplagoset me armë në këmbë – policia i gjen armë dhe municion në shtëpi
Një person është vetplagosur aksidentalisht në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, ndërsa pas pranimit të informacioneve, njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë dhe sasi municioni. Sipas policisë, […]
Një person është vetplagosur aksidentalisht në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, ndërsa pas pranimit të informacioneve, njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë dhe sasi municioni.
Sipas policisë, janë konfiskuar një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), si dhe një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti u iniciua si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.















