Një person plagoset në qendër të Gjakovës, policia në kërkim të të dyshuarit
Një person është plagosur sot(e premte) në Gjakovë në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit. Për Dukagjinin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës. Elezaj ka thënë se i dyshuari që ka shtënë është në arrati, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital. “Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatë se një […]
Një person është plagosur sot(e premte) në Gjakovë në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit.
Për Dukagjinin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës.
Elezaj ka thënë se i dyshuari që ka shtënë është në arrati, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë. Për pasojë viktima ka mbetur i plagosur”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë”, ka thënë Elezaj.
Ai tutje është shprehur se aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit.















