Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se është grabitur.

Ai ka thënë se disa persona e kanë lidhur me kabllo të rrymës dhe ia kanë marrë 150 euro dhe një kamerë.

Policia ka nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar nën kërcënimin e armës e kishin lidhur me një kabllo të rrymës dhe kanë arrit të grabitin para të gatshme në vlerë rreth 150 euro dhe një  kamerë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.