Një person raporton se është rrëmbyer në Prishtinë

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrëmbyer të enjten në Prishtinë dhe ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet, ndërsa ende nuk ka të arrestuar

Ilustrim

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrëmbyer të enjten në Prishtinë.

Siç njofton policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ende nuk raportohet për të arrestuar.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës, njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit, rasti është nën hetime.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika