Një person refuzon të ndalet para policisë – polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fik veturën e tij

Në Gjilan, një person fillimisht nuk ka respektuar urdhërin e zyrtarit policor për të ndaluar veturën e tij, pastaj ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit. Njoftohet se zyrtari policor përmes xhamit të hapur ia kamarrë çelësat e veturës të dyshuarit dhe ka fikur automjetin

Policia e Kosovës

Është arrestuar një person në Gjilan, për shkak se fillimisht nuk e ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor për ta ndaluar veturën e tij, pastaj pasi e ka ndaluar veturën, është nisur vrullshëm në drejtim të policit.

Zyrtari policor ka arritur që përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe ta fikë veturën.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Gjilan / 02.05.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Serbisë, pasi nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika