Një person sulmon ekipin e infermierëve në QKMF-në e Podujevës

Një person në QKMF-në e Podujevës, ka sulmuar ekipin e inferierëve, duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres, dhe më pas edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipës

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Podujevë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Podujevë, ka njoftuar se mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipa emergjente ishte në detyrë, një person i pa përgjegjshëm ka penguar mbarvajtjen e punës duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres, dhe më pas edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipës.

“Si staf menaxhues në emër të QKMF-së shprehim indinjatë dhe dënojmë ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor. Mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipa emergjente ishte në detyrë duke kryer si gjithmonë me përgjegjësi të lartë shërbimin ndaj qytetarëve person i pa përgjegjshëm pengon mbarvajtjen e punës duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa eskalon edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipës”, thuhet në njoftim.

Stafi i QKMF-së, në Podujevë, thekson se sulmet e tilla në vendin e punës janë shqetësuese dhe tolerimi i rasteve të tilla krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.

Rasti është paraqitur menjëherë në polici, kurse infermieri dhe infermierja për shkak të shqetësimeve janë liruar për në shtëpi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika