Një person tash e pesë ditë i zhdukur në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shpallur i zhdukur që nga data 3 korrik në Prizren. Në raportin 24-orësh policor është thënë se rasti është raportuar nga një i afërm i viktimës pesë ditë nga largimi i tij. Bëhet e ditur se viktima është larguar nga shtëpia me veturë dhe që atëherë […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shpallur i zhdukur që nga data 3 korrik në Prizren.
Në raportin 24-orësh policor është thënë se rasti është raportuar nga një i afërm i viktimës pesë ditë nga largimi i tij.
Bëhet e ditur se viktima është larguar nga shtëpia me veturë dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti është duke u hetuar.















