Një person theret me mjet të mprehtë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Lidhur me këtë, janë arrestuar tre persona, dy nga të cilët më pas janë liruar, kurse një nga ta është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e një therjeje me mjet të mprehtë në Vushtrri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 23 majit, teksa në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me këtë janë arrestuar tre persona, dy nga të cilët më pas janë liruar, kurse një nga ta është dërguar në mbajtje.

Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika