Një rast i sulmit fizik me thikë ka ndodhur të hënën në qytetin e Klinës, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima – një mashkull kosovar – është therur me thikë nga një burrë dhe një grua. Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Të dy të dyshuarit janë ndaluar dhe intervistuar nga Policia në lidhje me rastin.

“Klinë / 14.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një mashkull dhe një femër. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa një mashkull dhe një femër janë intervistuar si të dyshuar lidhur me rastin. Rasti po hetohet nga njësiti I hetuesisë”, thuhet në raportin e Policisë.