Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar lëndime trupore, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Sipas familjarëve, viktima mashkull kishte pësuar lëndime trupore. Ai kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK, por më 01.07.2025 rreth orës 05:00 është raportuar se kishte ndërruar jetë,” thuhet në raport.

Policia bën të ditur se, me urdhër të prokurorit, “trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse.