Një person vdes në QKUK, dyshohet se u godit nga një veturë
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Viktima është dërguar në QKUK dhe aty ka vdekur. Në raportin 24-orësh, policia ka thënë se dyshohet se ai u godit nga një veturë. Rasti vazhdon të jetë nën hetim. “Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për […]
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Viktima është dërguar në QKUK dhe aty ka vdekur.
Në raportin 24-orësh, policia ka thënë se dyshohet se ai u godit nga një veturë.
Rasti vazhdon të jetë nën hetim.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku më pas ka ndërruar jetë, pasi i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.















