Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë

Një person është vetëplagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Ferizaj.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:15, kur viktima, teksa ishte duke ecur, dyshohet se është rrëzuar dhe në atë moment i është shkrepur arma që e kishte me vete.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në çantën e personit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur, si dhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika