Një person zhduket në Liqenin e Batllavës pasi hyri në ujë, mobilizohen ekipet e kërkim-shpëtimit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 13:00 është raportuar një rast në Liqenin e Batllavës, ku dyshohet se një person ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Dukagjinin se menjëherë pas pranimit të informatës janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe nuk është parë të dalë më pas. Menjëherë janë angazhuar njësitë policore dhe ekipet e kërkim-shpëtimit. Operacioni është ende duke vazhduar për lokalizimin e personit,” ka deklaruar Pllana.

Kërkimet në zonë po vazhdojnë, ndërsa ende nuk ka ende informacione tjera.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika