Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një gyp i ujit në Fushë Kosovë.

Si pasojë e kësaj, një pjesë e zonës në rrugën “Nëna Tereza” në drejtim të stacionit hekurudhor ka mbetur pa ujë.

KRU-ja ka bërë me dije se ekipet teknike të saj ndodhen në teren dhe po punojnë për ta sanuar problemin.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve të prekur nga kjo ndërprerje e përkohshme”, thuhet në njoftim