Një pjesë e Prishtinës në terr, komuna thotë se i kthehet ndriçimi brenda 10 ditësh

Disa pjesë të kryeqytetit vazhdojnë të kenë problem me ndriçim publik. Ndonëse kjo vazhdon të paraqesë shqetësim për qytetarët, komuna thotë se ndriçimi pjesës së lagjes “Bill Klinton” dhe në rrugën “Mujë Krasniqi” do të kthehet brenda 10 ditësh, ndërsa të tjerat pjesë mbesin deri në përfundimin e ankesave për kontratën

Është ndër pjesët më të frekuentuara të kryeqytetit.

Por, bulevardi “Bill Klinton” e deri tek rrethi i kryeqytetit është e tëra në errësirë gjatë orëve të mbrëmjes.

Në errësirë kanë mbetur edhe pjesë të tjera të kryeqytetit, siç është edhe hapësira e kampusit universitar ndonëse u premtua që do të rregullohej deri në fund të vitit të kaluar.

Qytetarë që i janë drejtuar Dukagjinit kanë treguar për problemet në pjesë të kryeqytetit si në parkun kryesor e Lagjen Kodrina.

“Une jetoj në mahallë të Muhaxherëve, dhe shpesh me lidh puna me shku përmes parkut aty, po për shkak të ndriçimit me duhet të gjejë një rrugë tjetër alternative, sepse është e frikshme të kalosh aty. Unë qe 6 muaj jetoj në atë lagje, prej që jam aty vazhdon kjo gjendje”.

E të terr është edhe rruga “Mujë Krasniqi”.

Qytetarë e enkas studentë na janë ankuar se kjo pjesë e kryeqytetit ka mungesë ndriçimi. Sipas tyre, kjo pjesë po bëhet e vështirë për qarkullim gjatë orëve të mbrëmjes.

E nga komuna, thonë se një pjesë e qytetit do bëhet me ndriçim brenda 10 ditësh.

Bashkim Sadiku, Zyrtar i lartë i energjetikës në Komunën e Prishtinës tha se “Ne jemi në përfundim të ndriçimit të rrugës “Bill Klinton” dhe “Mujë Krasniqi”. Për një afat të shkurtër do lëshohet ndriçimi sepse ka përfundu. Jemi në fazën e testimit, besoj që breda 10 ditësh, “Bill Klinton” lëshoher. Jemi në pritje të kontratës për ndriçimin e rrugëve të kryeqytetot e cila ështl në ankesë ku parashihet të përfundohet për një afat të shkurtër. Pas përfundimit, në afat prej 10 ditëve, do të lidhim të gjitha rrugët në funksion në trupat ndriçues ekzistues”.

Pa ndriçim publik që nga viti i kaluar mbetet edhe Parku i Arbërisë.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika