Një pjesë e ShBA-së kthehet në ‘zonë lufte’ nga stuhitë

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul ka thënë se një stuhi e fortë dimri e ka lënë qytetin e Buffalo në Nju Jork të duket si një 'zonë lufte'

Një restorant në Nju Jork që u mbulua nga akulli. Foto: BBC.

Guvernatorja e Nju Jorkut ka thënë se një stuhi e fortë dimri e ka lënë qytetin e Buffalo në Nju Jork të duket si një ‘zonë lufte’. “Kjo është një luftë me nënën natyrë dhe ajo na ka goditur me gjithçka që ka që nga e enjtja”, ka thënë guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul.

Kushtet e stuhisë, të cilat shtriheshin nga Kanadaja deri në kufirin me Meksikën, kanë vrarë të paktën 50 njerëz në mbarë vendin, ndërsa rajoni rreth Buffalo, në veri të Nju Jorkut, është prekur më keq.

Guvernatorja Hochul tregon se një vendas në Buffalo kishte thënë se “Është si të shkosh në një ‘zonë lufte’ dhe automjetet përgjatë anëve të rrugëve janë tronditëse”. Ajo tha se banorët po përballeshin me një “situatë kërcënuese për jetën”, pasi shumë automjete të urgjencës nuk ishin në gjendje të arrinin në zonat më të goditura.

Një familje me fëmijë të vegjël, të moshës dy deri në gjashtë vjeç duhej të priste 11 orë përpara se të shpëtohej në orët e para të ditës së Krishtlindjes. “Unë në thelb isha thjesht i pashpresë”, ka thënë babai i fëmijëve, Zila Santiago për CBS News.

Stuhia dimërore e “ciklonit të bombës” e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA.

Parashikuesit thonë se situata do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk janë thelbësore.

Gjatë fundjavës rreth 250 mijë shtëpi dhe biznese përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike megjithëse energjia është rivendosur në mënyrë të qëndrueshme. Vdekje të lidhura me stuhinë janë raportuar gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, Wisconsin, Kansas dhe Kolorado, raporton BBC.

Shteti perëndimor amerikan i Montana-s ishte më i godituri nga i ftohti, me temperatura që ranë në -50F (-45C), ndërsa në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebec po mbajnë peshën kryesore të stuhisë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika