Një polic humb jetën në një aksident në Rogoqicë të Kamenicës

Një polic ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë në një aksident në Rogoqicë të Kamenicës

Ilustrim

Një polic ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20, në vendin e quajtur ‘Te Tyrbja’ në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshira një mjet motorik katërrotësh i Policisë së Kosovës dhe një veturë civile.

Tjetri pjesëtar i lënduar i policisë po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan.

“Më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal.  Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Shija e redaktorit

15 herë kampionë, Real Madridi vazhdon traditën mbretërore

Reali i Madridit, ka vazhduar ta shkruajë historinë me shkronja të arta, duke e arsyetuar edhe titullin sportiv që iu mveshet atyre. Mbretërit arritën ta...

Mbretërit s’lënë hapësirë për befasi, dyfishojnë epërsinë

Reali i Madridit është rrugës të shpallet fitues për herën e 15-të të Ligës së Kampionëve. Vinicus Jr, e ka dyfishuar epërsinë në minutën e...

Presidentja Osmani uron presidentin e ri salvadorian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele. E para e vendit në një postim në...

Të fundit nga rubrika