“Një politikë me qendër Beogradin nuk do të funksionojë për Ballkanin”
Llogaria zyrtare e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se janë bashkuar me kryetarët transatlantikë të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve. Në llogarinë e Senatit amerikan për marrëdhënie me jashtë thuhet se “një politikë me qendër Beogradin nuk do të funksionojë për Ballkanin”. Senati […]
Llogaria zyrtare e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se janë bashkuar me kryetarët transatlantikë të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve.
Në llogarinë e Senatit amerikan për marrëdhënie me jashtë thuhet se “një politikë me qendër Beogradin nuk do të funksionojë për Ballkanin”.
Senati amerikan për marrëdhënie me jashtë udhëhiqet nga senatori Bob Mendez, i cili e ka përkrahur letrën e përbashkët të Britanisë së Madhe, Gjermanisë e Ukrainës, ku kërkohet një qasje më e drejtë ndaj Kosovës në raport me Serbinë.
“Krenar që bashkohem me Kryetarët transatlantik të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, duke përfshirë Kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamenti Britanik Alicia Kearns, Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth dhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Chair Olek”, thuhet në reagim.
I am proud to join transatlantic Chairs of Foreign Affairs Committees & legislators, including @aliciakearns, @MiRo_SPD & @ChairOlek, to ask our governments to reconsider their approaches to the Serbia-Kosovo relationship. A Belgrade-centered policy for the Balkans will not work. https://t.co/cx4DtbcCgG
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) August 7, 2023















