Një prokurori i vidhen dokumentet personale brenda banesës në Prishtinë, rasti nën hetime

Një prokuror ka raportuar në polici se të enjten në banesën e tij në Prishtinë i janë vjedhur dokumente personale dhe dy palë çelësa

Policia e Kosovës, foto ilustrim

Një prokuror i Shtetit ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës së tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orëve 17:30-21:00 në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në Prishtinë.

Po ashtu, sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika