Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të ‘mashtrimit kompjuterik’ në Prishtinë, lidhur me një transferim bankar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë, më 14 mars në ora 16:00.

“Mashtrim kompjuterik… Më 19.03.2025 ankuesi mashkull kosovar, pronar i një kompanie ka raportuar se me datën e lartcekur kishte rënë pre e një mashtrimi kompjuterik lidhur me një transferim bankar. Sipas ankuesit ai ka kërkuar realizimin e një transferimi  ndërkombëtar”, thuhet në raportin e PK-së.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësit kompetente policore.