Një psikolog për mbi 1 mijë nxënës, Prishtina me mungesë të tyre në shkolla

Në 52 shkolla fillore dhe të mesme në Prishtinë janë të angazhuar vetëm 37 psikologë shkollorë. Në gjimnazin “Ahmet Gashi” është vetëm një psikologe e cila merret me rreth 1200 nxënës, punë të cilën e sheh jo shumë efektike, për shkak të kërkesave të shumta që nxënësit në vazhdimësi kanë për vizitë me të. Drejtoria e Arsimit thekson se gjatë viteve të ardhshme do të punojnë për shtimin e numrit të tyre në Prishtinë.

Mësimi brenda kësaj shkolle zhvillohet me rreth 1200 nxënës.

Por, me stresin e shkollës e fatkeqësisht shpesh edhe bullizmin, merret vetëm një psikologe shkollore.

Në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë, brenda ditës, 4 deri në 6 nxënës, kërkojnë ndihmë profesionale.

Sipas psikologes Albina Gashi, tregon për vështirësitë në punë meqenëse nevoja për trajtim është e madhe.

“E mira ish kanë që nëse një herë e merr një nxënës me marr edhe javën tjetër, çdo javë nga një seancë. Por është e pamundur për shkak të kërkesave të shumta, është e pamundur për shkak të kërkesave të reja që shfaqen, sidomos në klaset e 10-ta…”, ka deklaruar Albina Gashi, Psikologe e gjimnazit “Ahmet Gashi”.

Problemet që po dominojnë tek të rinjtë, janë ankthi e bullizmi përmes rrjeteve sociale.

“Janë problemet socio-emocionale, problemet familjare, marrëdhëniet shoqërore që nuk janë të shëndetshme, dhe bullizmi përmes rrjeteve sociale që është shumë i shfaqur. Kemi raste të shumta të ankthit, sidomos nëse flasim për diagnoza, që na vijnë me diagnoza janë prej ankthit social etj… na i referojmë në QKUK tek psikiatria e fëmijëve…”, ka theksuar Gashi.

Drejtori i gjimnazit, Haxhi Metaj, thotë se një psikolog për mbi një mijë nxënës, është barrë që nuk përballohet.

“Natyrisht që ka shumë nevojë, dhe është teper e ngarkume. Gjimnazet që i kanë mbi 1mijë nxënësa ish dashtë me I pas dy psikologë të shkollave, për shkak se kërkesat janë shumë të mëdha për trajtim. Nuk është si më herët që s’kanë shku, tash për çdo problem kërkojnë trajtim tek psikologia”, ka theksuar Haxhi Metaj, Drejtor i gjimnazit “Ahmet Gashi”.

Situata nuk është aq ndryshe as në nivel komunal.

Në 52 shkolla fillore dhe të mesme në Prishtinë, aktualisht janë të angazhuar vetëm 37 psikologë.

“Janë gjithsej 37 psikologë të angazhuar në shkolla, 27 prej tyre janë në ato fillore, 7 të tjerë në te mesme dhe 2 janë në çerdhe, tentojmë që këtë numër ta rrisim gjatë viteve në vijim, dhe sigurisht ta ulim raportin e numrit të nxënësve në raport me psikologët”, ka deklaruar Arianit Elshani, Drejtor i Arsimit në Prishtinë.

Ministria e Arsimit përmes një përgjigje me shkrim konfirmoi se në nivel vendi janë të angazhuar 192 psikologë./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika