Një punëtor i vdekur dhe një i lënduar nga rënia e kranit në Prishtinë, Prokuroria ndalon tre persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rënien e kranit në një vendpunishte në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën e një tjetër mbeti i lënduar.

Sipas Prokurorisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026 rreth orës 15:00, ndërsa menjëherë pas pranimit të informatës, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, Njësinë Rajonale të Hetimeve dhe Inspektoratin e Punës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë angazhuar ekspertë të pavarur të sigurisë në punë dhe një ekspert i inxhinierisë mekanike. Në vendin e ngjarjes janë siguruar prova materiale, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe është kryer ekzaminimi nga njësia e forenzikës.

Prokuroria ka bërë të ditur se viktima është personi me inicialet E.Sh., ndërsa personi i lënduar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin janë intervistuar dëshmitarët okularë dhe i lënduari, ndërsa Prokuroria ka inicuar hetime për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Bazuar në dyshimet fillestare dhe provat e siguruara deri në këtë fazë të procedurës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona: A.Sh., nën dyshimin për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, B.S., si person përgjegjës i kompanisë ndërtuese dhe E.E., si person i kompanisë investuese të projektit, nën dyshimin për veprën penale që lidhet me rrezikimin e sigurisë në vendin e punës.

Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve dhe do të vazhdojnë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika