Një qytetar në Kamenicë gjen mbi 3 kg marihuanë në veturën e tij
Një qytetar në Kamenicë teksa e dërgoi veturën e tij për riparim të ulëses ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike. Rasti është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, ndërsa hetuesit e antidrogës kanë dalë në vendin e ngjarjes më 10 maj, rreth orës 21:00. Pas kontrollit fillestar, në veturë janë gjetur dhe […]
Një qytetar në Kamenicë teksa e dërgoi veturën e tij për riparim të ulëses ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.
Rasti është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, ndërsa hetuesit e antidrogës kanë dalë në vendin e ngjarjes më 10 maj, rreth orës 21:00.
Pas kontrollit fillestar, në veturë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.8 kilogramë marihuanë.
Hetimet kanë vazhduar edhe të nesërmen, më 11 maj, kur është kryer një kontroll i detajuar në stacionin policor të Gjilanit.
Gjatë këtij kontrolli, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kilogramë shtesë marihuanë.
Në total, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 3.6 kilogramë substancë narkotike. Vetura është sekuestruar, ndërsa Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin.
Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast.















