“Një sërë takimesh”, Osmani bënë një përmbledhje të vizitës në Washington

Gjatë vizitës zyrtare në Washington, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë dhe kongresistë amerikanë, si dhe ishte një nga të ftuarat kryesore në Mëngjesin e Lutjeve.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit të saj në Washington Osmani mbajti takime me Loius Bono, Brian Mast, Keith Self, Mike Laëler, David Beasley, si dhe me drejtues dhe ekspertë të The Heritage Foundation.

Postimi i saj i plotë:

Takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono;
Takim me Kongresistin Brian Mast, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së;
Takim me Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve;
Takim me Kongresistin Mike Laëler;
Takim me nobelistin dhe ish-Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley;
Takim me drejtues dhe ekspertë të The Heritage Foundation, një nga institutet më me ndikim në politikën publike amerikane.
Madje, Osmani ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, ku mbajti fjalim Presidenti Trump, Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill, si dhe në Darkën hapëse të takimit të sivjetëm të Mëngjesit të Lutjeve.

Shija e redaktorit

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Të fundit nga rubrika