Një shqiptar në mesin e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Greqi
Nga aksidenti në mes të dy trenave në Greqi, ku vdiqën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë, mbeti i lënduar edhe një shqiptar, i cili ndodhej në vagonin e fundit gjatë udhëtimit. Siç raporton Top-Channel, ai u dërgua në spitalin e Selanikut dhe aktualisht ndodhet në shtëpi. Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate […]
Nga aksidenti në mes të dy trenave në Greqi, ku vdiqën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë, mbeti i lënduar edhe një shqiptar, i cili ndodhej në vagonin e fundit gjatë udhëtimit.
Siç raporton Top-Channel, ai u dërgua në spitalin e Selanikut dhe aktualisht ndodhet në shtëpi.
Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.
Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonët e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.
Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit, spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit.
Ndryshe, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave, ku humbën jetën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë.
Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten, shkruan BBC.
Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, ka shkuar në 36.
Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tepër, pasi ka ende persona të ngujuar në vagonat e parë të trenit të pasagjerëve, ku edhe po zhvillohen operacionet e kërkim-shpërthimit.















