Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja ka qenë mysafirë në familjen e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Ai ishte mysafir në familjen e Ramiz Lladrovcit së bashku me shumë burra që dhanë kontribut të pashquar për Kosovën si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Manja përmes një postimi në " title="">Facebook ka thënë se këtë mikpritje nuk do ta harrojë kurrë dhe se shkronjat e arta të UÇK-së bashkojnë burra pavarësisht dallimeve politike.

Postimi i plotë:

Sot në Drenas të Kosovës!

Në konakun e Bacës Tush Lladrovci – shtëpia e Herojve të Kosovës, Nderi i Kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci – me ftesë të djalit të kësaj shtëpie simbol, Ramiz Lladrovci.

Ishte një nder i madh që bashkë me Pjerinin të jemi mes burrave që i dhanë Kosovës gjithçka – lirinë, pavarësinë dhe shtetin që kemi sot.

Një takim që nuk do ta harroj kurrë. Mes kaq shumë burrash që, pavarësisht bindjeve politike, bashkohen si vëllezër – sepse i lidh Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i lidh gjaku i dëshmorëve dhe lufta për liri.

Faleminderit Ramiz Lladrovci për ftesën dhe mikpritjen në konakun fisnik të Bacës Tush – një shtëpi që është bërë histori e gjallë e qëndresës kombëtare.