Një shtetas i huaj është dërguar i vdekur në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar se ai kishte pasur probleme shëndetësore ditët e fundit.

Hetimet janë në proces dhe, sipas vendimit të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për Obduksion.

“Prishtinë  30.05.2024 – 11:07. Është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete një mashkull me shtetësi të huaj, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Gjatë  intervistimit, bashkëshortja/ femër kosovare ka deklaruar se i lartcekuri ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.