Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Prizren, trupi dërgohet për obduksion
Një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit të martën, ndërkohë që Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi rastin. Sipas njoftimit zyrtar, tre persona janë intervistuar në lidhje me këtë ngjarje. Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore […]
Një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit të martën, ndërkohë që Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi rastin.
Sipas njoftimit zyrtar, tre persona janë intervistuar në lidhje me këtë ngjarje.
Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’u kryer obduksioni, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.















