Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 24 maj, rreth orës 20:15.
I dyshuari dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Pas ndalimit, ai është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.