Një shtetas i Shqipërisë gjendet pa shenja jete në bodrumin e një banese në Prishtinë
Një person pa shenja jete është gjetur të enjten në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese në Prishtinë. Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë. “Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull, shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën […]
Një person pa shenja jete është gjetur të enjten në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese në Prishtinë.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë.
“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull, shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.















