Një shtetas i Shqipërisë plagoset në Gjakovë, Policia nis hetimet
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e së dielës në fshatin Nec të Gjakovës. Shtetasi i Shqipërisë, 28-vjeç, u sulmua ndërsa po udhëtonte me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë. Dy persona të panjohur e ndaluan dhe e sulmuan fillimisht me mjete të forta, përpara se të qëllonin me armë zjarri. “Rreth orës 12:25, jemi […]
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e së dielës në fshatin Nec të Gjakovës.
Shtetasi i Shqipërisë, 28-vjeç, u sulmua ndërsa po udhëtonte me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë.
Dy persona të panjohur e ndaluan dhe e sulmuan fillimisht me mjete të forta, përpara se të qëllonin me armë zjarri.
“Rreth orës 12:25, jemi njoftuar se një shtetas shqiptar rreth moshës 28 vjeçare, ishte dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë me lëndime të shkaktuara nga armë zjarri. Sipas informatave të para, viktima ka raportuar se, gjatë lëvizjes me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë, në fshatin Nec, është ndalur nga dy persona të panjohur, të cilët fillimisht e kanë sulmuar me mjet të fortë dhe më pas me armë zjarri”, ka njoftuar Policia për Dukagjinin.
Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës për trajtim dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sipas njoftimit, ekipet e hetuesisë kanë kryer ekzaminime në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur tre fishekë dhe dy gëzhoja.
“Nga personeli mjekësor, jemi njoftuar se viktima aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe janë gjetur tre fishekë dhe dy gëzhoja”, thuhet tutje në njoftim.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.















