Një shtetase e huaj sulmohet seksualisht në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa viktima thuhet se është shtetase e huaj. Pas intervistimit të palëve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar […]
Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa viktima thuhet se është shtetase e huaj.
Pas intervistimit të palëve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase të huaj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.















